MIRËSEVINI në GjirafaAdNetwork!
Jemi tejet të lumtur që keni vendosur të shfrytëzoni Shërbimet e GjirafaAdNetwork (tutje si “Shërbimet”).
Ne, me përkushtim kemi përpiluar këto Kushte të Përgjithshme të Marrëveshjes së Shërbimit (tutje si “Kushtet e Shërbimit”) ashtu që ju të dini rregullat që rregullojnë raportin tonë me juve.
Duke u qasur në Shërbimet e GjirafaAdNetwork ju dakordoheni të respektoni Kushtet e Shërbimit. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet Gjirafa dhe juve, këto Kushte të Shërbimit do të mbizotërojnë kundrejt çfarëdo kushti tjetër të çfarëdo marrëveshje. Ju lutemi lexoni këto Kushte të Shërbimit me kujdes dhe të na kontaktoni në rast se keni ndonjë pyetje.
1.1 “Gjirafa, Inc.” – Dega në Kosovë është shoqëri tregtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) e cila operon si dege huaj e regjistruar në Kosovë me numër unik identifikues te biznesit 810840307, me adresë Magjistralja Prishtine – Ferizaj, km i 6-te, Graçanicë, Kosovë (tutje si “Gjirafa”). Gjirafa operon platformën online GjirafaAdNetwork (tutje si “GjirafaAdNetwork”).
1.2. Në këto Kushte të Shërbimit “ju” dhe/apo “pronari i faqes apo domenit” nënkupton subjektin juridik ose fizik i cili shfrytëzon Shërbimet, “ne” apo “tonë” apo “Gjirafa” nënkupton Gjirafa (e përdorur njëkohësisht me të gjitha degët dhe subjektet e varura), ndërkaq “palët” nënkupton ju dhe Gjirafa
1.3 GjirafaAdNetwork është një platformë online e reklamimit e cila iu mundëson pronarëve të portaleve dhe web faqeve të tyre të monetizojne ueb faqen apo permbajtjen e tyre (tutje referuar si “Përmbajtja”).
1.4 Shërbimet e GjirafaAdNetwork përfshijnë të gjitha aspektet e GjirafaAdNetwork, që përfshinë por nuk limitohet në produktet, softuerët dhe shërbimet e ofruara përmes uebsajtit të GjirafaAdNetwork.
2.1 Për të shfrytëzuar Shërbimet tona, ju duhet të regjistroheni si publikues ne GjirafaAdNetwork (tutje si “Profili”), sipas hapave dhe kushteve të përcaktuara paraprakisht si instruksione në ueb faqe si dhe të merrni aprovimin nga ne.
2.2 Kur të krijoni Profilin tuaj, ju duhet të jepni informacione të plota dhe të sakta.
2.3 Ne ruajmë të drejtën të refuzojmë apo limitojmë qasjen tuaj në Shërbime nëse e konsiderojmë të nevojshme dhe pa pasur nevojë të ju japim ndonjë shpjegimi.
2.4 Duke paraqitur kërkesën tuaj për të shfrytëzuar Shërbimet, si një person fizik/individ, ju deklaroni se jeni së paku 18 vjeçar.
2.5 Ju mund të keni vetëm një Profil.
2.6 Është rreptësisht e ndaluar të shfrytëzohet llogaria e dikujt tjetër pa autorizim paraprak.
2.7 Është përgjegjësi e juaja çdo aktivitet që ndodh në Profilin tuaj dhe ju duhet të mbani fjalëkalimin e llogarisë të sigurt. Ju duhet të njoftoni Ekipin Mbështetës të GjirafaAdNetwork menjëherë në rast të ndonjë shkelje të sigurisë apo në rast të qasjes së pa autorizuar në llogarinë tuaj. Edhe pse Gjirafa nuk do të jetë përgjegjëse për humbjet e juaja të shkaktuara nga përdorimi i pa autorizuar i Profilit tuaj, ju do të jeni përgjegjës për dëmet e shkaktuara ndaj Gjirafa apo reklamuesve si pasojë e shfrytëzimit të pa autorizuar.
2.8 Duke u regjistruar në GjirafaAdNetwork, ju i jepni të drejtën Gjirafa të paraqesë reklama dhe përmbajtje tjera (tutje si “Reklama”) dhe çfarëdo vegëze tjetër në Përmbajtjen tuaj dhe në web faqet tuaja, si dhe i jepni te drejtën te mbledhë dhe ruaje dhe përdorë te dhëna të përdoruesve.
2.9 Gjirafa në bazë të diskrecionit të saj mund në çfarëdo kohe të refuzojë të ofrojë Shërbime cilit do Profili të GjirafaAdNetwork.
3.1 Ju mund të i shfrytëzoni shërbimet tona vetëm sipas dhe në përputhje me këto Kushte të Shërbimit. Ju nuk lejoheni të keqpërdorni, p.sh, qasjen në shërbimet tona duke përdorur ndonjë metodë tjetër nga ndërfaqja dhe instruksionet që ne ju japim.
3.2 Ju nuk mund të modifikoni, ndërtoni apo bllokoni ndonjë pjesë apo funksion të skriptes qe vendoset ne faqet tuaja duke përfshirë por pa u limituar në vegezat e GjirafaAdNetwork.
3.3 Shërbimet mund të përmbajnë vegëza të uebsajteve të palëve të treta të cilat nuk janë në pronësi dhe nuk kontrollohen nga Gjirafa. Gjirafa nuk ka kontroll mbi to, dhe nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për përmbajtjen, politikat e privatësisë, apo praktikat e uebsajteve të palëve të treta. Poashtu, Gjirafa nuk do të dhe nuk mund të cenzurojë apo editojë përmbajtjen e asnjë uebsajti të palëve të treta. Duke shfrytëzuar Shërbimet tona, ju shprehimisht lironi Gjirafa nga çfarëdo përgjegjësie që rrjedhë si pasojë e shfrytëzimit tuaj të ueb sajteve të palëve të treta.
3.4 Ju mund të ndërpreni shfrytëzimin e Shërbimeve tona duke lajmëruar paraprakisht 30 dite.
4.1 Shërbimet tona vazhdimisht janë duke u ndryshuar dhe duke u përmisuar. Në mund të shtojmë apo largojmë ndonjë karakteristikë apo funskionalitet të Shërbimeve në çdo kohë dhe mund të pauzojmë apo të i ndërprejmë të gjitha Shërbimet.
4.2 Ne mund të modifikojmë këto Kushte të Shërbimit në çdo kohë. Në rast të modifikimit ne mund të ju dërgojmë njoftim elektronik. Nëse ju nuk pajtoheni me modifikimet, ju duhet të mbyllni Profilin tuaj. Vazhdimi i shfrytëzimit të Shërbimeve pa kundërshtuar shprehimisht ato, do të konsiderohet si pranim i Kushteve të Shërbimit të përditsuara.
4.3 Edhe pse ne do të mundohemi të ju njoftojmë juve kur bëhen ndryshime të mëdha në këto Kushte të Shërbimit, ju duhet që periodikisht të rishikoni versionet e përditsuara.
5.1 Për të monetizuar Përmbajtjen tuaj, ju duhet të zotëroni të gjitha të drejtat autoriale të nevojshme për shfrytëzimin komercial të të gjitha elementeve visuale dhe audio.
5.2 Përmbajtja e monetizuar nga ju duhet të mbulojë të gjitha elementet dhe ju duhet të siguroheni se i posedoni të gjitha të drejtat e nevojshme për shfrytëzimin e të dhënave të krijuara nga ju.
5.3 Në këtë mënyrë ju mund të monetizoni përmbajtjen tuaj nga shfaqjet e Reklamave të cilat paraqiten përderisa Përmbajtja konsumohet nga përdoruesit e internetit.
5.4 Këto Kushte të Shërbimit nuk garantojnë se profili i juaj do të monetizohet dhe se do të pranoni domosdo pagesa nga Gjirafa me rastin e monetizimit të profilit.
6.1 Në pajtim me detajet e specifikuara në Shtojcën A të këtyre Kushteve të Shërbimit, ju mund të pranoni pagesë në Reklamat e shfaqura në Profilin dhe Përmbajtjen tuaj.
6.2 Përveç në rast të ndërprerjes, ne mund të ju paguajmë juve në fund të çdo muaji (brenda 20 ditëve të punës) ose në bazë të kërkesës suaj për tërheqje të mjeteve, që nuk mund të jetë më e vogël se 100 Euro. Para çdo pagese, ju duhet të na dërgoni një faturë.
6.3 Pagesat do të kalkoluhen vetëm duke u bazuar në metodat tona të kontabilizmit. Pagesat ndaj juve mund të ndalen për të përshtatur, reflektuar apo përjashtuar çfarëdo shume të rimbursuar apo të kredituar tek reklamuesit apo të ndonjë shume që vjen si rrjedhojë e ndonjë veprimi jo-valid, siç përcakton Gjirafa. në bazë të diskrecionit të saj.
6.4 Veprimet jo-valide determinohen nga Gjirafa dhe përfshijnë, por nuk limitohen në: (a) spam, kërkesa jo-valide, të papërshtatshme, përshtypjet jo-valide apo klikime jo-valide në Reklama të krijuara nga një person, bot, program i automatizuar apo pajisje e ngjashme duke përfshirë nëpërmjet çfarëdo klikimi apo përshtypje që vjen nga IP (adresa protokolare) dhe kompjuterët që janë nën kontrollin tuaj; (b) klikimet e krijuara apo të nxitura si dhe përshtypjet e gjeneruara nga pagesa e parave, prezentimi i rremë, apo kërkesat ndaj përdoruesve përfundimtar që të klikojnë në Reklama apo të ndërmarrin veprime tjera; (c) Reklamat e paraqitura tek përdoruesit përfundimtar të cilat e kanë JavaScript të pa-aktivizuar në shfletuesit e uebit dhe (d) klikimet apo përshtypjet e përziera me një shumë të konsiderueshme të veprimeve të përshkruara në (a, b dhe c) më lartë.
6.5 Përveç të drejtave dhe mjeteve tona, ne mund të (a) ndalim dhe të kompenzojmë çfarëdo pagese e cila është borxh ndaj juve kundrejt çfarëdo tarife që ju mund të na keni borxh neve, apo (b) të kërkojmë të na rimbursoni brenda 30 ditësh për çfarëdo fature, apo shume të mjeteve të cilat mund të ua kemi paguar më tepër se që është dashur në periudhat paraprake.
6.6 Nëse ju kontestoni çfarëdo pagese të bërë apo të mbajtur në lidhje me Shërbimet, ju duhet ta njoftoni Gjirafa me shkrim brenda 30 ditësh pasi të jetë kryer pagesa. Nëse ju nuk na njoftoni brenda këtij afati, për çfarëdo kërkese në lidhje pagesën e kontestuar konsiderohet se është hequr dorë.
6.7 Nëse reklamuesi, Reklamat e të cilit paraqiten në cilindo Profil dështon të paguajë Gjirafa, ne mund të ndalojme pagesat ndaj juve në lidhje me atë relamues.
6.8 Për të siguruar pagesën e saktë, ju jeni përgjegjës të siguroni dhe të mirëmbani informacione të sakta në lidhje me kontaktet dhe detajet e pagesave në Profilin tuaj.
7.1 Të gjitha Shërbimet e ofruara nga Gjirafa iu nënshtrohen normave tatimore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
7.2 Në rast të aplikimit të tatimit në burim për të drejta pronësore dhe/apo licenca, Gjirafa do të mbajë tatimin e aplikueshëm dhe do ta transferojë atë direkt në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në bazë të kërkesës suaj ne do të ju sigurojmë një çertifikatë të mbajtjes së tatimit.
8.1 Asnjëra palë nuk do të marrë ndonjë të drejtë, titull as interes në të drejtat e pronësisë intelektuale që i takojnë palës tjetër apo të licencuesve të palës tjetër.
8.2 Përveç distribuimit të reklamave përmes GjirafaAdNetwork, ju nuk mund të kopjoni, modifikoni, distribuoni, shisni, apo të jepni me qira asnjë pjesë të Shërbimeve tona apo softuerëve të përfshirë dhe as nuk mund të modifikoni në mënyrë inxhinerike apo të provoni të nxjerrni kodin e burimit të atij softueri, përveç nëse ligji ndalon këto restriksione ose merrni nga ne aprovimin me shkrim paraprakisht.
8.3 Ne mund të përfshijmë emrin dhe elementet e markës suaj tregtare në preznentimet tona, materialet e marketingut, listat e klientëve dhe raportet financiare.
8.4 Ju mbani të gjitha të drejtat tuaja të pronësisë mbi Përmbajtjen. Sidoqoftë, duke paraqitur apo ngarkuar skripten e GjirafaAdNetwork, ju i jepni Gjirafa licencën universale, jo-eksluzive, te lirë nga prona intelektuale dhe e transferueshme për tu shfrytëzuar, riprodhuar, shpërndarë, përgatitur vepra derivative, paraqitur, dhe për të shfaqur Përmbajtjen në lidhje me Shërbimet e Gjirafa (duke përfshirë degët dhe kompanitë) si biznes, përfshirë pa kurrfar limitimi për promovimin dhe shpërndarjen e ndonjë pjese apo të gjithë Shëbimit (dhe veprimeve derivative) në çfarëdo formati media dhe përmes çfarëdo forme të medias. Ju poashtu jepni cilido shfrytëzuesi të Shërbimeve licencën jo-eksluzive të i qaset Përmbajtjet përmes Shërbimit, dhe të shfrytëzojë, riprodhojë, shpërndajë, shfaqë dhe performojë Përmbajtjet ashu siç lejohet përmes funksioneve të Shërbimit dhe siç lejohet me këto Kushte të Shërbimit. Licencat e lartëcekura të dhëna nga ju në Përmbajtjen të cilën ju paraqitni për Shërbim, përfundojnë brenda një periudhe kohore të arsyeshme biznesore pasi që ju të keni larguar apo fshirë profilin nga Shërbimi. Ju kuptoni dhe pajtoheni, sidoqoftë që Gjirafa mund të mbajë, por jo të shfaqë, shpërndajë apo performojë, kopje të serverëve të Përmbajtjes që janë fshirë apo larguar. Licencat e lartcekura të dhëna nga ju në komentet e shfrytëzuezve të cilat ju paraqisni janë të përjetshme dhe të parevokueshme.
8.5 Çështjet tjera do të mbulohen nga ligji i aplikushëm në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe/ose në bazë të praktikave të mira, me mirëbesim dhe pa paragjykim.
9.1 Ju nuk lejoheni të monetizoni (së bashku në këtë dokument si “Paraqisni”) përmes Gjirafa AdNetwork çfarëdo Përmbajtje që sipas gjykimit tonë:
9.2 Ju do të jeni vete përgjegjës për Përmbajtjen tuaj dhe për pasojat e Paraqitjes dhe të publikimit të Përmbajtjes tuaj në Shërbime. Ju konfirmoni, deklaroni dhe garantoni se ju keni të gjitha licencat e nevojshme, të drejtat, pëlqimet dhe lejet të publikoni Përmbajtjen që ju Paraqisni dhe ju i licenconi Gjirafa të gjitha patentat, markat tregtare, sekretet tregtare, të drejtat autoriale dhe të drejtat tjera pronësore në dhe për Përmbajtjen për publikim në Shërbime në përputhje me këto Kushte të Shërbimit.
10.1 GjirafaAdNetwork mund në çdo kohë, pa njoftim paraprak dhe nën diskrecionin e saj të largojë Përmbajte dhe/ose të mbyllë ndonjë Profil për shkak të Paraqitjes së Përmbajtjes që shkelë këto Kushte të Shërbimit ose për shkaqet të cilat Gjirafa e konsideron të arsyeshme mbylljen e profilit dhe shfuqizimin e këtyre kushteve në raport me ju.
10.2 Profili juaj mund të mbyllet në çdo kohë duke kompletuar procesin e deaktivizimit të llogarisë.
10.3 Në rast se ne ju mbyllim Profilin për shkak të shkeljeve tuaja apo të veprimeve jo-valide, ne mund të ndalojmë pagesat e papaguara. Nëse ne mbyllim Profilin tuaj ju (a) nuk do të lejoheni të krijoni Profil të ri dhe (b) mund të mos lejoheni të monetizoni Përmbajtjet në produkte tjera të Gjirafa.
11.1 GjirafaAdNetwork është një platformë e cila respekton të drejtat e pronësisë intelektuale të të tjerëve.
11.2 Në rast se besoni se të drejtat tuaja autoriale janë shkelur, ju lusim të na dërgoni një njoftim në [email protected].
12.1 Në Politikën tonë të Privatësisë ju mund të gjeni shpjegimet se si i trajtojmë ne të dhënat tuaja personale dhe si mbrojmë privatësinë tuaj kur ju shfrytëzoni Shërbimet. Duke shfrytëzuar Shërbimet tona, ju pajtoheni se Gjirafa mund të shfrytëzojë këto të dhëna sipas Politikës tonë të Privatësisë.
12.2 Ne do të bëjmë përpjeke të arsyeshme komerciale të sigurojmë se do të marrim pëlqimin tuaj për ruajtjen dhe qasjen në cookies, në informata specifike të pajisjes, në informacionin në lidhje me lokacionin apo informacione të tjera në pajisjen tuaj në lidhje me Shërbimet, atëherë kur ky pëlqim kërkohet me ligj.
13.1 Ju pajtoheni që nuk do të shpalosni çfarëdo Informacioni Konfidencial të Gjirafa pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim.
13.2 “Informacioni Konfidencial i Gjirafa” pëfshinë:
(a) të gjithë softuerët, teknologjinë dhe dokumentacionin e Gjirafa në lidhje me Shërbimet;
(b) normat e klikimit-përmes apo statistikat tjera në lidhje me përformancën e Llogarisë tuaj që u takon Shërbimeve;
(c) ekzistenca e, apo informimi për, elementet beta në Shërbim; dhe
(d) çfarëdo informacioni tjetër i ofruar nga Gjirafa që është i shënuar si konfidencial apo që normalisht do të konsiderohej si konfidencial sipas rrethanave në të cilat është prezentuar.
13.3 Informacioni Konfidencial mund të jetë verbal, i shkruar, apo inçizuar ose i shikuar dhe mund të jetë në atë që pala shpalosëse ka krijuar si dhe në atë e cila bie në posedim apo njohuri të pranuesit.
13.4 Informacioni Konfidencial i Gjirafa nuk përfshinë informacionin të cilin ju veçse e keni ditur para se të shfrytëzoni Shërbimet, apo që bëhet publik pa fajin tuaj apo që është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga ju, apo që në mënyrë ligjore u është ofruar juve nga një palë e tretë.
13.5 Pavarësisht pjesës lart, ju mund të shpalosni saktë shumën bruto që Gjirafa paguan si rezultat i shfrytëzimit të Shërbimeve nga ana juaj.
13.6. Obligimet e marra përsipër në lidhje me konfidencialitetin do të vazhdojnë dhe të i mbijetojnë mbylljes së Llogarisë suaj.
14.1 Përmbajtja dhe çfarëdo materiali të cilin ju e paraqisni në profil është dhe mbetet përgjegjësi e juaja, së bashku me çfarëdo pretendimi të një pale të tretë në lidhje me përmbajtjen, ashtu siq është përcaktuar në këto Kushte.
15.1 Gjirafa garanton se ka të drejtën e nevojshme biznesore, zotësinë dhe autorizimet të ju jap të drejtat e cekura në këtë dokument në lidhje me qasjen dhe shfrytëzimin e Shërbimeve.
Ju deklaroni dhe garantoni se:
(a) keni zotësinë dhe autorizimet e plota të shfrytëzoni Shërbimet dhe të hyni në këto Kushte të Shërbimit;
(b) ju jeni pronari i, ose jeni të autorizuar ligjërsisht të veproni në emër të pronarit për çdo Përmbajtje, domen, uebfaqe, apo ueb aplikacion;
(c) Gjirafa nuk ka mbyllur apo suspenduar ndonjë llogari të krijuar nga ju në Gjirafa dhe/ose Profil të GjirafaAdNetwork, për shkak të shkeljeve të Kushteve të Shërbimit apo për shkak të veprimeve jo-valide;
(d) me hyrjen në apo me performimin këtyre Kushteve të Shërbimit, ju nuk do të shkelni ndonjë marrëveshje që keni me palët e treta dhe nuk do të shkelni të drejtat e palëve të treta; dhe
(f) të gjitha informatat e sigurara nga ju për Gjirafa janë të sakta dhe të përditsuara.
15.2. Përveç nëse është paraparë ndryshe me këto Kushte të Shërbimit, ne nuk bëjmë kurrfar premtimi apo garancioni në lidhje me Shërbimet. Për shembull, ne nuk ofrojmë kurrfar garance në lidhje me përmbatjen e Shërbimit, funksionimin specifik të Shërbimit, profitabilitetin ose besueshmërinë e Shërbimit, disponueshmërinë apo aftësinë që këto shërbime i kanë për të përmbushur nevojat tuaja. Ne e ofrojmë secilin shërbim ‘’siç është’’ (“as is”).
15.3. Për aq sa është e lejuar me ligj, ne përjashtojmë të gjitha garancionet e shprehura, ligjore apo të nënkuptuara. Ne, shprehimisht mohojmë garancionet apo kushtet në lidhje me mos-shkeljet, shitjen dhe përshtatshmërinë për ndonjë qëllim te caktuar.
15.4. Ju nuk mund të transferoni apo bartni Profilin tuaj ndaj ndonjë pale tjetër pa pëlqimin tonë paraprak.
15.5. Këto Kushte të Shërbimit duhet të interpretohen dhe të zbatohen në pajtueshmëri me ligjin. Secila dispozitë duhet të zbatohet për aq sa është e lejuar me ligj. Pazbatueshmëria e ndonjë dispozite të këtyre Kushteve të Shërbimit nuk do të ndikojë në zbatueshmërinë e dispozitave tjera të Kushteve të Shërbimit.
16.1. Ju dakordoheni të dëmshpërbleni dhe të mbroni Gjirafa degët, filialet, agjentët, kompanitë e varura të saj dhe reklamuesit nga dhe kundër çdo kërkese nga palët e treta si dhe nga përgjegjësitë që rrjedhin nga ose janë në lidhje me Ueb-faqen ose Përmbajtjen tuaj, shfrytëzimin tuaj të Shërbimeve, apo shkeljen e çfarëdo kushti të këtyre Kushteve të Shërbimit. Reklamuesit e Gjirafa si palë e tretë janë përfitues të kësaj klauzole dëmshpërblimi.
16.2. Gjirafa përjashton të gjitha përgjegjësitë për çfarëdo dëmi direkt apo indirekt, përfshirë dëmin në biznesin tuaj, humbjen e profitit, dëmet ndaj palëve të treta, dëmet personale apo dëmet në pronë, përveç rasteve që përfshijnë sjelljen e pahijshme të qëllimshme apo neglizhencën e rëndë nga ana e Gjirafa
16.3. Gjirafa nuk do të jetë përgjegjëse në çfarëdo rasti për dëmet e shkaktuara nga dështimi i Shërbimeve apo për dëmet e shkaktuara si pasojë e shfrytëzimit të Shërbimeve.
16.4. Ju do të dëmshpërbleni Gjirafa kundër çfarëdo kërkese nga palët e treta të cilat paraqiten kundër Gjirafa në lidhje me shfrytëzimin tuaj të Shërbimeve. Në çfarëdo rasti, përgjegjësia e Gjirafës do të limitohet në shumën maksimale e cila është e barabartë me shumën neto të pranuar nga ju prej neve në lidhje me Shërbimet gjatë periudhës një mujore, para datës së paraqitjes së kërkesës.
17.1. Këto Kushte të Shërbimit hyjnë në fuqi menjëherë pasi që ju të dakordoheni me përmbajtjen e tyre në formë elektronike.
18.1. Këto Kushte të Shërbimit janë shkruar në gjuhën Shqipe dhe poashtu mund të publikohen edhe në gjuhë tjera. Në rast të ndonjë diskrepance në mes të versioneve të gjuhëve të ndryshme, versioni i gjuhës Shqipe do të mbizotërojë.
19.1. Kontratorët e Pavarur. Palët janë kontraktorë të pavarur nga njëri tjetri dhe këto Kushte të Shërbimit nuk krijojnë asnjë partneritet apo ortakëri në mes palëve.
19.3. Pa palë të treta përfituese. Përveç siç është përcaktohet me Nenin 16.1 dhe 2.7, këto Kushte të Shërbimit nuk krijojnë të drejta përfituese për palët e treta.
19.4. Mos-heqja dorë: Dështimi i cilësdo palë që të zbatojë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Shërbimit nuk do të konstituojë në heqje dorë nga këto Kushte të Shërbimit, përveç siç është përcaktuar në Nenin 6.6.
19.5. Forca Madhore: Asnjëra palë nuk do të jetë përgjegjëse për mosperformancë për aq sa mosperformanca është shkaktuar nga një gjendje (p.sh., fatkeqësi natyrore, vepra të luftës apo terrorizimit, trazirave, kushteve të punës, veprimeve të qeverisë dhe pengesave në Internet) që ka qenë përtej kontrollit të arsyeshëm të palës.
19.6. Ligji i Zbatueshëm; Jurisdiksioni; Vendi. Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga, apo në lidhje me këto kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e kushteve, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Kosova. Procedura e arbitrazhit do të zhvillohet në gjuhën Angleze.
20.1. Pranimi i këtyre kushteve krijon relacion kontraktues detyrues në mes të Gjirafa dhe juve. Çfarëdo ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar relacacionin kontraktues në mes neve.
20.2. Këto Kushte hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
(a) Në datën e pranimit të tyre gjatë regjistrimit në plaftormë; ose
(b) Në rastet e kushteve të plotësuara dhe ndryshuara, në momentin kur ju vazhdoni të përdorni shërbimet e GjirafaAdNetwork, pas plotësimit dhe ndryshimit të kështeve.
Në momentin që Përmbajtja juaj ëshë Paraqitur dhe aprovuar nga ne për monetizim, Gjirafa mund të vendosë Reklama brenda ose afër Përmbajtjes në formë të Reklamave Shfaqëse, Video Reklamave apo Reklamave të tjera.
Kështu, Profili juaj mund të monetizohet automatikisht dhe pasi që ju të keni ndërlidhur profilin me Reklamat e shfaqura në format e lartcekura të reklamimit, ju mund të fitoni të ardhura të cilat janë të gjeneruara nga Reklamat.
Të gjitha Reklamat e shfaqura në permbajtjet tuaja janë të menaxhuara dhe të vendosura automatikisht nga Gjirafa
Pagesat mund të bëhen duke u bazuar në numrin e përshtypjeve valide të Reklamave të paraqitura në Profilin tuaj, në klikimet në Reklama (kur është e aplikueshme) të paraqitura në permbajtjet tuaja, në gjatësinë kohore të caktuar përgjatë së cilës Përmbajtja juaj shikohet, në secilin rast ashtu siç përcaktohet shprehimisht nga Gjirafa
Reklamat e vendosura nga Gjirafa për qellim të promovimit të platformave të saj ose për partneritet me kompani të tjera, mund të kenë nivel të ndryshëm të monetizimit.
Niveli i monetizimit dhe cmimi për reklamim është tërësisht në kompetencat e Gjirafa.
Nëse nuk pajtoheni me Kushtet, ju lutemi mos aplikoni per monetizim.